Nëse mendoni se Liverpool nuk ishte në formë, më mirë shihni se kush ia mohoi kualifikimin atyre VIDEO

Ishte një përrallore për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, në ndeshjen që ekipi i tij e mundi Liverpoolin me rezultat 3-2 pas kohës shtesë.

Portieri i Liverpoolit, Adrian, kishte probleme në ndeshjen e së mërkurës, por në anën tjetër të fushës, Jan Oblaku ishte fantastik.

Fakti që slloveni pranoi dy gola – një nga Gini Wijnaldumi dhe një nga Roberto Firmino – meritat e tij në fitore janë të mëdha.

Slloveni tregoi edhe një herë se pse ai konsiderohet si portieri më i mirë në botë, duke bërë gjithsej nëntë pritje – më shumë se çdo portier ​​tjetër në raundet e eliminimit direkt deri tani.

Gjashtë pritje ai i kishte brenda kuadratit, ndërsa e largoi topin nga zona plot gjashtë herë të tjera.

Duel në ajër ai i fitoi 100 për qind.

Një video ka qarkulluar gjatë ditës me pritjet e tij në ndeshje ndaj Liverpoolit, ku çdo fans i sportit do t’i pëlqejë, natyrisht përjashto ata të Liverpoolit.

https://www.youtube.com/watch?v=B2CqId3NqxQ&feature=emb_logo