Nëse Liverpooli e transferon Rashicën, Vushtrria bëhet skuadër milionere

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë shkruar se Milot Rashica është objektivi kryesor i Kloppit për merkaton e verës.

Liverpooli pritet të bëj një ofertë prej rreth 38 milionë euro në drejtim të Werderit për yllin kosovar, shkruan Indeksonline.

Nëse ky transferim realizohet, përveç Rashicës, “hajrin” do t’ia sheh edhe skuadra e tij e fëmijërisë, Vushtrria.

Me rregullat e FIFA-s, skuadra që e rriti lojtarin merr 5% të çdo transferimi që bëhet për lojtarin.

Kështu nëse Rashica kalon te Liverpooli për 38 milionë euro, atëherë 1.9 milionë derdhen në xhirollogarinë e Vushtrrisë.

Me këtë rast, klubi që aktualisht po kalon në krizë do të bëhet njëri nga klubet më të qëndrueshme financiarisht në Superligën e Kosovës.

Rashica ishte pjesë e skuadrës së Superligës nga viti 2010-2015, ku dy vite luajti me skuadrën e parë.