Nëse kështu ju ndodh gjatë natës, është tri herë rrezik më i madh që të infektoheni me COVID-19

Një hulumtim i ri ka përfshirë rezultatet e 18 studimeve të mëparshme, ku tregon se njerëzit të cilët gërhasin kanë tri herë shanse të vdesin nëse infektohen me koronavirus dhe për shkak të saj përfundojnë në spital.

Ky zbulim i pazakonshëm nga studiuesit në Universitetine Warwick, është rezultat i hulumtimit i cili ka përfshirë 18 studime të mëparshme, dhe të gjitha kanë treguar të njëjtën gjë.

Njerëzit të cilët gërhasin janë trefish më të rrezikuar që të vdesin nga pasojat e koronavirusit sesa personat të cilët nuk i kanë këto probleme.

Shkaku qëndron në gjendjen e cila quhet apne e gjumit apo sindroma e hipopneas, e cila shkakton gërhitje por edhe kontraktim të muskujve të fytit gjatë gjumit.

Apnea obstruktive mund të çojë deri te bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që dukshëm vështirëson gjendjen shëndetësore.

Këtë çrregullim më së shpeshti kanë njerëzit të cilët tashmë kanë probleme shëndetësore siç janë pesha e tepërt trupore apo shtypja e lartë e gjakut, të cilat vetvetiu janë rrezik nga coronavirusi.