Nepotizëm edhe në kohë pandemie! Vajza e deputetit të VV-së, caktohet të ligjerojë nxënësit në mësimin online

Kapja e shtetit nuk ka të ndalur nga asnjë parti që vjen në pushtet.

Vajza e deputetit të VV-së, Shpejtim Bulliqit, Aulona Bulliqi Zhitia që me profesion është mësuese është caktuar në rolin e  ligjerueses së mësimit online.

Në pakon emergjente vetëm mësuesit aktiv parashihet të shpërblehen me pagë extra.

Ajo është mësuese në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, teksa është e martuar.

Kujtojmë që Bulliqi ishte kandidat për kryetarë komune në Podujevë, por hoqi dorë ende pa u mbajtur zgjedhjet./Ballkani.info/