Marrëveshje

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa ka postuar drejtpërdrejtë nënshkrimin e marrëveshjes në Faceook ka shkruar se në kuadër të kësaj marrëveshjeje shtohen edhe disa profesione të tjera, “duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore”.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit për herë të parë po mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014. Nëpërmjet tij synohet të ndihmohet bë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.