Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe organizatës Kuwait Society For Relief & Duart e Bamirësisë, për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Bardh të Madh.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore në fshatin Bardh i Madh dhe në fshatrat përreth është parë shumë i nevojshëm ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Bardh të Madh.

Me këtë projekt Komuna e Fushë-Kosovës synon të ofroj shërbime shëndetësore më cilësore për banorët e kësaj pjese të territorit të komunës dhe në të njëjtën kohë të bëjë trajtimin e numrit të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë për shërbime dhe vizita shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë.