Nënkreytarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputete e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, po kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Ajo thotë se qeverinë aktuale nuk mund ta shpëtojë asnjë zgjerim koalicioni e as pazar politik.

Kollçaku thotë se duhet të flasin qytetarët, pasi i tyre është vendi dhe vendimi.

“Nuk ka zgjerim koalicioni që iu shpëton, as pazar politik që iu nxjerr me fytyrë nga ky terr ku e keni futur vendin. Andaj, zgjedhje! Të flasin qytetarët, se i tyre është vendi dhe i tyre është vendimi”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

VV ka muaj që kërkon zgjedhje, duke e quajtur ilegale qeverinë Hoti.

Kujtojmë se shkuarjen në zgjedhje të reja shumë shpesh kohët e fundit po e përmend edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk po lëshon pe, duke thënë se ose zgjedhjet ai president, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.