Dara Murphy, nënkryetari i Partisë Popullore Europiane ka ardhur sot në Kosovë, në ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Sipas, Arban Arbrashit, kandidatit të LDK-së për deputet, i cili doli ta pristë në aeroport, Murphy ka ardhur për ta mbështetur LDK-në dhe Vjosa Osmanin, kandidaten e kësaj partie për kryeministre.

“Sot në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, prita z. Dara Murphy, Nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane. Z. Murphy sot erdhi në përkrahje të LDK-së dhe Vjosa R. Osmani. LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane do të jetë promotor dhe garantues i vlerave dhe integrimeve evropiane”, ka shkruar Abrashi.

loading…