Nënkryetarja e Partisë serbe për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, tha për gazetën Nova se lidhjet e kriminelit të kthyer në biznesmen, Zvonko Veselinoviç dhe kreut të shtetit serb, Aleksander Vuçiq janë të vjetra.

Ajo ka thënë se vëllai i presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq, është ndër miqtë më të ngushtë të Veselinoviqit dhe se të dy së bashku kanë emëruar drejtor të fabrikës për municione dhe armë.

Dy muaj më parë, në një konferencë për media, Tepiq foli për lidhjet mes Veselinoviçit dhe lidershipit shtetëror, duke theksuar se biznesmeni që merren me kontrabandë ka marrëdhënie të ngushta private dhe biznesore me vëllain e presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq.

Tepiq e interpreton informacionin se Veselinoviq dhe kumbari i tij Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, ishin të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa sanksionet e SHBA-së, konfirmojnë ato që ajo kishte bërë publike më herët.

“Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që herët a vonë ajo që i prezantoj publikut dhe ka të bëjë me punët e kësaj qeverie doli e vërtetë. Në konferencën e përmendur zbulova se kush është njeriu i tretë që u ul në Kopaonik në dimrin e vitit 2014 me Zvonok Veselinoviqin dhe vëllain e tij Aleksandar Vuçiq. Ky është Goran Bojoviq, koleg i Andrej Vuçiqit nga Instituti i Prodhimit të Kartëmonedhave dhe anëtar i bordit të drejtorëve të SDPR, një kompani shtetërore kyçe për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake”, shpjegon ajo.

Fakti që Veselinoviq, përveç tregtisë ilegale të mallrave dhe narkotikëve, është nën sanksionet e SHBA-së dhe për shkak të tregtisë së armëve, tha Tepiq.

“Dëshmova se Veselinoviqi në bashkëpunim me Andrej Vuçiqin dhe Bojoviqin e kanë emëruar drejtorin e fabrikës për municione dhe armë, Ognjen Oliveriq”, tha ajo.

Kush është Ognjen Oliveriq

I pyetur se pse është i rëndësishëm Ognjen Oliveriq, Tepiq shpjegon se bëhet fjalë për një njeri që është bashkëpronar i kompanisë “Invictus media”, e cila ka paguar miliona në SNS (partisë së Vuçiqit) në fushatën zgjedhore të 2014-ës.

“Në ambientet e asaj kompanie janë fotografuar edhe Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq. Aleksandar Vuçiq gënjen kur thotë se financimi i fushatës së SNS-së ka qenë në përputhje me ligjin. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka iniciuar procedime kundërvajtëse ndaj Përparimtarëve, për fushatën e vitit 2017, për shkak të dyshimeve për pastrim parash. Nga vijnë ato para? Janë paratë e zeza që jepen në duar”, shpjegon ajo.

Tepiq shton se çështja kyçe është se në cilat projekte shtetërore, në këtë moment, është e përfshirë kompania “Inkop” dhe kompanitë tjera të lidhura me Zvonko Veselinoviqi, vëllain dhe kumbarin e tij Milan Radoiçiq.

“Zvonko është shoku më i ngushtë i Andrej Vuçiqit. Unë nuk kam bërë foto me të, por ai e ka bërë disa herë në publik. A do të thotë kjo se vëllai i Aleksandër Vuçiqit është ulur me kreun e një grupi të organizuar kriminal? Se nënkryetari në atë grup, Milan Radoiçiq, është bashkëpunëtori më i afërt i presidentit të Serbisë”, ka pyetur Tepiq.

Tepiq shton se pret që në listën e radhës të atyre të cilëve u janë shqiptuar sanksionet amerikane të jenë edhe Zheljko Mitrovic, Andrej Vuçiq dhe kumbari i presidentit të Serbisë, Nikolla Petroviq.

“Ne nuk kemi shkuar në safari me Zvonko Veselinoviqin, por me kumbarin e Vuçiqit, Nikolla Petroviq. Të gjithë kanë prona në Amerikë”, thekso nënkryetarja e MSA-së.