Nënë e bijë shtyhen me operacione plastike

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj duket se ka injektuar edhe të bijën e saj.

Albërija njihet për operacionet e shumta plastike që ka bërë në fytyrë në tentim për të pasur një fytyrë pa defekte, e cila megjithatë nuk mund t’ia fshehë vitet, transmeton Telegrafi.

Një transformim drastik ka pësuar edhe vajza e saj Anxhelina, e cila në fotot e fundit të publikuara vjen krejtësisht ndryshe.

Operacionet plastike dhe ndërhyrjet vërehen qartë edhe në fytyrën e saj.

Duket se nënë e bijë kanë nisur një luftë dhe megjithëse bukur nuk ka mbetur asgjë origjinale tek to.