Claire Barratt

Nënë e 6 fëmijëve – Njihuni me 41-vjeçarja që ka “pushtuar” rrjetin (FOTO)

Jo çdo nënë rreth të 40-ave ndihet rehat kur vesh një minifund apo gjysmë bluzë. Por nuk është ky rasti i Claire Barratt.

Trupi i palestruar nuk i tregon moshën dhe fansat e saj në TikTok e adhurojnë. Ajo është nënë e 21-vjeçarit Tom, 16-vjeçarit Bailey, 15-vjeçares Amelia dhe 15 muajshit Carter. Gjithashtu është njerka e Ellie, 16 vjeç dhe Charlotte 14 vjeçe.

Edhe pse aplikacioni i famshëm përdoret kryesisht nga adoleshentët, nëna e gjashtë fëmijëve nuk denjon të mburret me lukun e saj dhe videot kryesisht vënë në dukje “si pritet një nënë 41 vjeçare të sillet VS si sillem unë” dhe ajo shfaqet duke kërcyer në kamera.

Një tjetër video e saj: “nuk dukesh në moshë për të pasur një djalë 21 vjeç”,  mori plot 3000 komente nga shumë përdorues të cilët ende nuk besonin që ajo ishte 40 vjeç.

Por komente të shumta mori veshja e saj, ku shpesh paraqitet me gjysmë bluza apo minifunde. Sidoqoftë këto nuk e kanë ndaluar atë.

“Jam 41 vjeçe jo 12. E di çfarë dua të vesh dhe si të vishem. Veshjet që dikush zgjedh nuk tregojnë asgjë për atë person”, është shprehur ajo.