Është arrestuar një grua nga Graqanica, pasi e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës, ndërkaq e dyshuara i është vërsulur fëmijës në prezencë të zyrtarëve policorë.

“Graqanicë, Prishtinë 18.05.2021-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërkaq fëmijës i është ofruar tretman mjekësor.

“Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa  e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.