Emily Hand mbushi 9 vjet si peng në Gazë, një ditë para se të takohej sërish me babanë e saj, i cili fillimisht kishte menduar se ishte vrarë në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit gjatë muajit të kaluar.
Emily është rikthyer në shtëpi në grupin e dytë të pengjeve që i liroi Hamasi. Janë publikuar momentet kur ajo i rikthehet babait.
Lirimi i saj ishte pjesë e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari. Emily në pamjet e publikuara më poshtë, dukej se ishte pa ndonjë lëndim trupor.
9-vjeçarka është vajza e një irlandeze të zhvendosur në Izrael, e cila humbi jetën nga kanceri derisa Emily ishte 2-vjeçare. Familja e vajza e kishte përshkruar lirimin e saj si një përzierje ndjenjash.
“Nuk po mund të gjejmë fjalë për të përshkruar emocionet tona pas 50 ditëve sfida. Jemi shumë të lumtur që po e përqafojmë sërish Emilyn, por të njëjtën kohë kujtojmë Raye Roten dhe të gjithë pengjet që duhet të rikthehen”, tha familja e saj.
The first hug! Here's the moment Emily Hand ran into the arms of her father.
— Aviva Klompas (@AvivaKlompas) November 26, 2023
And right after, Hila Rotem Shoshani ran into the arms of her uncle. Her mother is still being held hostage in Gaza. pic.twitter.com/c0sSvqaoNc







