Nëna 44-vjeçare me një “ushtri” me vete, në pritje të fëmijës së 22-të

Sue Radford premtoi se nuk do të lindte më, e dërkohë tani thjesht nuk mund të ndalojë së mbeturi shtatzënë

Familja e saj është më e madhja në Britaninë e Madhe prej 21 anëtarësh, ndërsa Sue dhe burri i saj Noel 48 vjeç janë bërë të famshëm për këtë fakt.

“Kështu që tani ju e dini, ne jemi në pritje të një fëmije tjetër. Në çdo 15 javë mbetem shtatzënë e tani presim të mësojmë gjininë e fëmijës tonë të 22-të.”- shprehet ajo.

Çifti jeton në një shtëpi me 10 dhoma gjumi dhe e gjithë familja mbështetet në të ardhurat e Noel-it, bashkëshortit të 44-vjeçares , i cili punon si bukëpjekës, si dhe marrin vetëm 170 dollarë në javë për fëmijët.

Fëmijët e tyre janë: Chris 30, Sophie 25 vjeç, Chloe 23, Jack 22, Daniel 20, Luke 18, Millie 17, Katie 16, James 15 , Ellie 14, Aimee 13, Josh 12, Max 11, Tillie 9, Oscar, shtatë, Casper 6 , Hallie tre, Phoebe 2, Archie 1 vjeç dhe Bonnie Raye i cili lindi në nëntorin e kaluar.

Atyre u kushton 350 paund në javë vetëm për të ushqyer me gjërat bazë fëmijët dhe duhen tre orë në ditë për të rregulluar shtëpinë.

Vitin e kaluar, mediat britanike i kushtuan një artikull familjes, ku nëna Sue thotë: “Ne na pëlqen të shkojmë në Kinema, por duhen 10 paund për person dhe na shkon shumë shtrenjtë. Presim kur ka ulje që të mund të bëjmë diçka. Në vend të kësaj vendosim të shkojmë në piknik, jemi shumë dhe nuk e kemi problem të krijojmë skuadrat edhe për ndonjë ndeshje futbolli”.

Lodhja dhe shpenzimet e saj janë jashtëzakonisht të mëdha, por në fund për të kënaqësia më e madhe janë përqafimet dhe puthjet e fëmijë.

loading…