Nejra Liliq ka treguar se burri i saj ka marrë mbiemrin e babait të saj, Nijaz Liliq, i cili u vra në gjenocidin në Srebrenicë.
Kriminelët vranë Nijazin ndërsa Nejra ishte në barkun e nënës së saj, transmeton Ballkani.info.
“Dhurata jonë e dasmës për veten tonë, për babain tim dhe nga babai im për ne. Ne i kombinuam emrat tanë në një mënyrë jokonvencionale por të bukur. E bëmë këtë për të nderuar mbiemrin e babait tim, i cili përndryshe do të kishte pushuar së ekzistuari dhe për të shënuar fillimi i jetës sonë së bashku, të dyja trashëgimitë bashkohen”, ka shkruar ajo.
Ajo shtoi se është mirënjohëse që ka një partner që i tejkalon pritshmëritë sociale dhe se i pëlqen ta quajë atë të sajin.
“Ky është një nga hapat drejt shërimit të shoqërisë që u shkatërrua nga gjenocidi. Faleminderit babi, e di që ma dërgove. Të tutë, Nejra dhe Deymos Liliq-Borgen”, përfundoi ajo.
Ajo më herët në një intervistë për Klix.ba ka thënë se babai i saj ishte 22 vjeç kur u vra dhe se e dinin se ai kishte vdekur me uniformë, i paarmatosur. Edhe sot nuk e di rrugën e saktë të tij.
“Në një farë mënyre, nëna ime, shtatzënë me mua, përfundoi në Tuzla dhe më pas në Sarajevë. Nuk dua ta krahasoj dhimbjen time, por është ende prezente. Nuk e di nëse ka dhimbje më të madhe dhe çfarë duhet të jetë”, tha ajo. /Ballkani.info/







