Ishi-i

Neguesha e ka harruar Balotellin, sa e lumtur me një tjetër Mario

Fanny Neguesha duket se është e fiksuar pas Mariove.

U njoh fillimisht në botën e futbollit si e fejuara e Mario Balotellit, sigurisht jo e para, më pas kaloi në krahët e një tjetër futbollisti me emrin Mario, te Lemina, ish-i i Juventusit, që është pjesë e Southamptonit.

Nga lidhja mes tyre erdhi në jetë djali Isaiah King. Të dy duken të marrosur pas njëri-tjetrit. Modelja belge i ka kushtuar një dedikim të veçantë: “Je pjesa ime më e mirë”. Ky ishte mesazhi i bukuroshes së pasarelave në një foto me mesfushorin, ku shfaqen të bukur dhe të lumtur.