Izrael-Hamas

Negociatorët po përgatiten për një raund tjetër bisedimesh – a do arrihet marrëveshja e shumëpritur Izrael-Hamas?

Negociatorët po përgatiten për një raund tjetër bisedimesh në Kajro për ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe sigurimin e lirimit të pengjeve të mbetura.

Bëhet e ditur se pjesë e bisedimeve do të jenë përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, diplomatë e krerë të Shërbimit të Sigurimit të Egjiptit, Katarit, SHBA-së dhe Izraelit.

Edhe pse pjesëmarrja e delegacionit të Izraelit ende mbetet e paqartë pas refuzimit të fundit të marrëveshjes.

Ndryshe, ushtria izraelite së fundmi ka gjetur trupin e pajetë të njërit prej pengjeve, shkruan euronews.

Elad Katzir besohet se u vra nga militantët e Xhihadit Islamik, një nga grupet e përfshira në sulmin e 7 tetorit.

Ky zbulim ka shtuar presionin mbi qeverinë e Izraelit për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Deri më tani, të paktën 36 pengje janë konfirmuar si të vdekur.

“Ai mund të kishte shpëtuar nëse një marrëveshje do të kishte ndodhur në kohë. Udhëheqja jonë është frikacake dhe kjo është arsyeja pse marrëveshja nuk ndodhi”, tha Carmit Katzir, motra e Eladit.

Por, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu po përballet me opinione të ndara mes izraelitëve.

Javën e kaluar dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në Jersualem, duke organizuar kështu demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i luftës.

Edhe vendet perëndimore gjithnjë e më shumë po e theksojnë nevojën urgjente për armëpushim dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Mes këtyre zhvillimeve, SHBA-ja ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve. 

VIDEO BONUS: