Jurgen Klopp

Negociatat mes dy palëve në fazën finale – Liverpooli shumë afër emërimit të trajnerit të ri

Liverpooli raportohet se është në prag të arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me portugezin Ruben Amorim për të zëvendësuar Jurgen Kloppin.

Trajneri i Sporting Lisbonës, u bë së fundmi kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit pasi Xabi Alonso vendosi të qëndrojë tek Sporting Lisbona për një tjetër sezon.

Amorim, një ndër trajnerët e rinj më premtues në futbollin evropian, ka qenë në krye të Sportingut tash e katër vite.

Revista portugeze Noticias ka raportuar se Liverpooli i ka vendosur në tavolinë një kontratë teknikut portugez, duke pretenduar se të dyja palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Amorim duket se do të jetë trajneri i cili do të synojë ta vazhdojë atë që Klopp do ta lë në gjysmë, pasi ky i fundit njoftoi gjatë janarit për planet e tij që të largohet në fund të sezonit.

Klopp e ka udhëhequr Liverpoolin për tetë sezone dhe ish-mesfushori i “Të Kuqve”, Xabi Alonso, u mendua fillimisht se do të ishte pasuesi i tij pas sezonit fantastik në Bundesliga me Leverkusenin.

Sidoqoftë, spanjolli vendosi që të qëndrojë edhe për një sezon tek klubi aktual, duke injoruar interesimin e Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Kur bie fjala tek Amorim, ai e ka dëshmuar cilësinë e tij në disa raste. Portugezi e fitoi titullin në kampionatin portugez në sezonin 2020/2021 dhe këtë vit është në rrugë të mbarë për ta përsëritur atë sukses.