Nedved siguron se Dybala do të ketë minuta lojë te Juventusi

Paulo Dybala ishte shumë pranë largimit nga Juventusi në merkaton e verës, por klubi nuk arriti marrëveshjen me Tottenhamin për kalimin e argjentinasit në Londër.

Hapësirat e ‘La Joya’ tek bardhezinjtë janë kufizuar ndjeshëm me uljen e Sarrit në stol, pasi tekniku preferon Gonzalo Higuain si shok reparti të Cristiano Ronaldos.

Por pavarësisht se deri në këtë fazë të sezonit nuk ka luajtur shumë, zv. Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka deklaruar se Dybala është një lojtar i shkëlqyer dhe se argjentinasi do të ketë minutat e duhura në fushë.

Nedved është shprehur se e ka parë Dybalën shumë të impenjuar në stërvitje dhe se diçka të tillë normalisht e ka parë edhe trajneri Sarri, i cili sipas tij do t’i japë më tepër minuta numrit 10 të bardhezinjëve.

loading…