Juventusi do të përballet me Ajaxin për rundin e çerekfinaleve të Champions League, për këtë përballje u ndal të flasë Zv.Presidenti, Pavel Nedved.

Shkalla e lumturisë? “Nuk jam as i lumtur e as i pakënaqur, do të jenë dy ndeshje të shkëlqyeshme. Ajaxi ndaj Real Madridit më ka pëlqyer shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

Cristiano Ronaldo? Të gjithë djemtë tanë i kanë merituar dy ndeshje më shumë në Champions League. Ne duhet të përballemi me ata me shumë entuziazëm.”

Skualifikimi i Ronaldos për gjestin ndaj Ateltico Madridit? “Nuk kam frikë, është një gjest që ka mbetur në fushë. Ai reagoi pasi u fye kaq shumë në Madrid dhe nga tifozët e tyre në shtëpinë tonë, unë nuk mendoj se do të ketë përjashtime.”

Atletico Madrid? “Ne bëmë një ndeshje normale, nuk kemi bërë shumë në Madrid. Ndërkohë ne ndjehemi se nuk kemi treguar Juventusin e vërtetë. Në shtëpi e bëmë dhe u pa. Djemtë ishin shumë të vendosur dhe isha i qetë para ndeshjes.”

Allegri? “Ne kemi ndërmarrë hapa që i kemi marrë çdo vit. Presidenti u takua me trajnerin dhe e solli vendimin në qershor, duhet të jemi të lumtur me Allegrin, atë që ai po bën në kampionat është e jashtëzakonshme. Jemi 18 pikë përpara në kampionat, Champions League, jemi aty ku duam të jemi.”