Gjykata Themelore

Në vitin 2021 | Si ia anuloi Prokuroria Speciale e Kosovës urdhërarrestin Milan Radoiçiqit në rrethana misterioze

Përderisa në opinionin serb përgjithësisht, por edhe në atë kosovar, po debatohet me zë të lartë se çfarë po bënte Milan Radoiçiq në Kosovë kur ndodhi sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, cili ishte roli i tij në vetë konfliktin dhe çfarë epilog mund të presë, pyetja ende qëndron në ajër pa përgjigje – si dhe pse u tërhoq fletarrestimi i Radoiçiqit në vitin 2021 për vrasjen e politikanit të moderuar serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Biznesmeni kontrovers dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, së bashku me Zvonko Veselinoviqin po aq kontrovers, dyshohej se ishin lider i një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit para selisë së partisë së Ivanoviqit në veriun e Kosovës më 16 janar 2018, shkruan Ballkani.info.

Në nëntor të vitit 2018, Policia e Kosovës ka bastisur lokalet ku jetonte Radoiçiq, por në vend të këtij biznesmeni dhe politikani të rastit, siç raportonin mediat kosovare aso kohe, kishin gjetur 75 gramë kokainë. Në atë kohë, katër persona të dyshuar si të lidhur me vrasjen u arrestuan dhe Radoiçiq u përfol gjerësisht se fshihej në Serbinë qendrore.

Mirëpo, në fillim të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rrethana mjaft të çuditshme e tërheq urdhërarrestin për Radoiçiqin.

“Më 19 shkurt 2021, Gjykata ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhrit të arrestit nga Prokuroria Speciale (PSRK) e datës 19 shkurt të vitit 2021, në bazë të faktit se në bazë të të dhënave nga raporti i Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave të tjera penale dhe se nga momenti i lëshimit të urdhërarrestit të parë, i dyshuari nuk ka mundur të vihet para organeve të drejtësisë, përkatësisht Prokurorisë Speciale, për arsye teknike dhe taktike, hetim më të mirë të veprave penale, në kryerjen e të cilave dyshohet se ka qenë i përfshirë në to”, thuhet në vendim.

Kurse gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj, në një prononcim për Kallxo kishte  konfirmuar se ky vendim është marrë me kërkesë të Prokrurorisë Speciale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kërkesë për tërheqje të urdhër-arrestit dhe Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë e ka tërhequr urdhrin”, kishte thënë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj. Në pyetjen për arsyen e paraqitjes së një kërkese të tillë në Gjykatë, nga Prokuroria Speciale janë përgjigjur se bëhet fjalë për një “çështje të brendshme dhe konfidenciale”, prandaj nuk mund të komentojnë.

“Pra, çfarë do të bëjmë tani?”

Lajmin për anulimin e këtij urdhri, e kishte pritur me gëzim edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e ka parë si konfirmim të asaj që ai vetë kishte pohuar më parë, përkatësisht se Radoiçiq nuk ishte i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

“Për më shumë se dy vjet, ju keni dëgjuar çdo ditë se Milan Radoiçiq është vrasës, dhe Vuçiq është një organizator i fshehur dhe çfarë do të bëjmë tani?”, pyeste aso kohe Vuçiq. Ishte ende në kohën kur Vuçiq “nuk e njihte” Milan Radoiçiqin, gjë që e konfirmoi edhe një herë në fund të vitit 2021 kur tha se nuk e njihte as Radoiçiqin dhe as Veselinoviqin.

A e ka takuar ndërkohë Radoiçiqin apo i është kujtuar se e ka njohur, por pas ngjarjeve aktuale në Kosovë, në fshatin Banjskë, Vuçiq në një paraqitje në RTS të mërkurën në mbrëmje konfirmoi se Radoçiq e udhëhoqi aksionin në fshatin e përmendur.

“Çka mund të na thoni për organizimin e atyre njerëzve atje poshtë? Kush i komandon këta njerëz? Ju i njihni ata njerëz atje poshtë”, e pyeti gazetari, Vuçiqin. “Si të mos e njoh Milan Radoiçiqin, si të mos e njoh”, është përgjigjur Vuçiq.

07, April, 2023, Belgrade – The President of the Republic of Serbia, Aleksandar Vucic, met with political representatives of Serbs from Kosovo and Metohija . Goran Rakic, Petar Petkovic, Aleksandar Vucic, Milan Radoicic. Photo: M. K./ATAImages 07, april, 2023, Beograd – Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vucic sastao se sa politickim predstavnicima Srba sa Kosova i Metohije. Photo: M. K./ATAImages

“Milan Radoiçiq ishte në komandë gjatë sulmit”, pyeti gazetar presidentin serb. “Nuk po them se komandon, por si nuk e di, më pyete a i njoh ata njerëz atje poshtë, e njoh Milan Radoiçiqin, nuk e di kush janë të tjerët, nuk njoha njeri”, shtoi Vuçiq.

Vuçiq po ashtu në emisionin “Oko” ka konfirmuar se Milan Radoiçiq aktualisht ndodhet në Serbi dhe do të merret në pyetje, duke mohuar njëherësh të jetë plagosur nga të shtënat me armë.

“Milan Radoiçiq nuk u fsheh kurrë, ajo që unë mendoj se është ndryshe dhe ajo që ai nuk mundi të sillte në Serbi. Ai do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, e konsideron veten luftëtar të lirisë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet”, tha Vuçiq. /Ballkani.info/