Në Madrid kanë mbërritur shumë fansa të Liverpoolit dhe Tottenhamit që nuk kanë një biletë për të hyrë në stadiumin “Wanda Metropolitano”, ku në orën 21:00 luhet finalja e Champions League.
Kjo e ka bërë shumë kaotike situatën pak orë para fillimit të ndeshjes. Ndërkohë që, nga ana tjetër, janë të shumtë ata që po përfitojnë nga rrëmuja e krijuar nga biletat.
Sipas mediave spanjolle, janë të shumta kërkesat për bileta, ndërkohë që ato janë të gjitha të shitura. Në tregun e zi çmimi i një bilete ka shkuar në 8 mijë euro, një shumë vërtet marramendëse. Madje kjo shifër pritet të rritet orët në vijim, deri në 10 mijë euro.
Kështu, bashkë me temperaturën 35 gradë që rritet nga ora në orë në Madrid po rritet edhe çmimi i një bilete për të parë finalen.
Dhe të gjithë ata janë tifozë britanikë. Nuk mungojnë edhe komentet humoristike nga ana e tyre. Njëri kishte nxjerrë në shitje edhe gruan për të siguruar një biletë.
https://twitter.com/AnfieldIndex/status/1134732090078126080







