Mbappe

Në telefon me Juni Calafat, dy yjet e Real Madridit e thonë publikisht se e duan Mbappen në Bernabeu

Kylian Mbappe duket se do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, pasi është listuar nga kampionët francezë në shitje.

Real Madridi ka qenë i interesuar për të nënshkruar me francezin për shumë vite, dhe ata më në fund mund të tentojnë ta marrin atë në kryeqytetin spanjoll në javët e ardhshme.

Dy lojtarët që shpresojnë për bashkimin me Mbappen janë Eder Militao dhe Vinicius Junior.

 Dyshja ishin në telefon me Juni Calafat, i cili ka ndërmjetësuar disa marrëveshje kryesore për Real Madridin në sezonet e fundit dhe ata pranuan se shpresonin ta shihnin Mbappe në klub.

“A doni që Mbappe të vijë?”

“Po, shpresoj që ai të vijë, po.”

PSG është e vendosur të shesë Mbappe këtë verë për të shmangur humbjen e tij falas në më pak se 12 muaj. Real Madrid ende nuk e ka bërë lëvizjen e tyre, por mund të vijë në të ardhmen shumë të afërt.