Në takimin e fundit mes tyre humbi 8-2, Barcelona kërkon hakmarrje sonte

Barcelona e pret sonte në Camp Nou skuadrën e Bayern Munchen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Champions Ligës.

Tifozët e Barcelonës nuk kanë kujtime të mira në ndeshjen e fundit me bavarezët, sepse skuadra e tyre pësoi humbje me rezultat 8-2.

Megjithatë, sonte skuadra e Barcelonës ka mundësi që të kërkojë hakmarrje për atë humbje turpëruese.