“Në takime është”, Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha shkurtimisht për Express, se Osmani është në takime.

“Në takime është”, tha ai, kur u pyet se a është duke marrë pjesë presidentja në këtë paradë.

Atje nuk është parë as kryeministri Albin Kurti.

Në ndërkohë nga zyrtarët shtetërorë në paradë është parë vetëm deputetja, Adriana Matoshi.