Dëshmorët

Në Surrel skalitet vepra e dëshmorëve, gjatë viti 1991 Adem Jashari bashkë me shokë kryenin stërvitje për ta çliruar Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka njoftuar se në Surrel, buzë malit të Dajtit, është skalitur vepra e heronjve Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Iliaz Kodra, Ahmet Hoxha dhe Xhevat Qerimi, të cilët kryen stërvitje gjatë viti 1991 për çlirimin e Kosovës

Quni në Facebook, ka postuar fotografi nga kjo ngjarje.

Postimi i plotë:

Në Surrel, buzë malit të Dajtit, në vitin 1991 u përgatitën grupet e para të armatosura.

Heronjtë Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, Ahmet Hoxha dhe Xhevat Qerimi ishin në mesin e shumë burrave të cilët do të ndiznin shkëndijën e lirisë.

Pas 33 vjetëve, jeta dhe vepra e tyre u skalit në shkëmbin i cili përjetësisht do t’u kujtojë kalimtarëve madhështinë e luftëtarëve të hershëm për liri.

Lavdi!