Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, pritet të zyrtarizohet si trajner i Real Madridit jo më larg se të hënën.
Reali pësoi sot një humbje turpëruese nga Barcelona me rezultatin 5-1 në kuadër të La Ligas, dhe trajneri aktual, Julen Lopetegui, pritet të shkarkohet nga detyra.
Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i skuadrës, këtë vendim e ka marrë klubi, shkruajnë mediat spanjolle.
Prezantimi i trajneri italian pritet të bëhet nesër në ora 13:00.







