Gazetari Brent Renaud është vrarë gjatë ditës së sotme nga forcat ruse në Ukrainë.

The New York Times ka reaguar lidhur me vdekjen e tij, duke thënë se detyra në Ukrainë nuk i ishte caktuar nga mediumi.

The Times po ashtu ka konfirmuar se Renaud ka punuar në këtë medium deri në vitin 2015 dhe se kartela e identitetit që iu gjet kur u vra, i ishtë dhënë vite me parë.

“Jemi shumë të mërzitur për vdekjen e Brent Renaud. Brent ka qenë një producent shumë i talentuar, i cili në The New York Times përgjatë viteve. Edhe pse ka punuar te The Times gjatë së kaluar, më së voni deri në vitin 2015, ai nuk ka qenë i angazhuar me punë në Ukrainë. Raportimet që ai punon për Times po qarkullojnë pasi që ka pasur të vendosur një kartelë identiteti të mediumit e cila i ishte dhënë për një detyrë vite më parë.

Response from a New York Times spokesperson in regard to the death of Brent Renaud in Ukraine. pic.twitter.com/K11eW685yr

— NYTimes Communications (@NYTimesPR) March 13, 2022

Renaud raportohet se ka qenë fitues i çmimit “Pulitser” në gazetari dhe trupi i pajetë i tij u gjet në Irpin.

Përveç Renaud, edhe një reporter tjetër është gjetur i plagosur në zonën ku po kohën luftime mes Rusisë dhe Ukrainës.