Në Shtime do vendoset edhe një bust

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Shtimes prezanton fotografitë e bustit Ahmet Shtimja i cili tashmë ka perfunduar së punuari nga skulptori i mirënjohur Agron Blakqori.

Kryetari Ismajli tregoi se i njëjti skulptor që e ka punuar shtatoren e Kryekomandantit Legjendar “Adem Jashari”, është duke punuar edhe bustin e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-kryetarit të Shtimes, Ahmet Shtimja, që pritet të inaugurohet për nder të ditës së çlirimit të komunës sonë, më 12 qershor të vitit të ardhshëm. Busti në fjalë, do të vendoset mu në sheshin që bart emrin e tij, tha kryetari Ismajli.