serbi

Në Serbi nëntë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 330 të infektuar të rinj

Në Serbi nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe po ashtu janë regjistruar 330 raste të reja, njoftojnë mediumet serbe.

Në total në Serbi janë regjistruar 25.882 raste, ndërsa kanë vdekur 582 persona nga COVID-19.

Në Kroaci janë regjistruar 86 raste të reja me COVID-19 dhe numri i rasteve aktive ka shkuar në 738. Janë testuar 1381 persona në 24 orët e fundit.

Numri total i të vdekurve në Kroaci nga COVID-19 është 145.