Në pritje të vendimit të Ibrës, Milan tenton edhe Nemanja Matic

Në pritje të vendimit final të Zlatan Ibrahimovic, Milani po punon që të shtojë eksperiencë edhe në repartin e mesfushës dhe ideja më e fundit e dyshes Maldini-Boban, është ajo e futbollistit serb të Manchester United, Nemanja Matic.

Ky i fundit është jashtë planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe shpesh herë ka përfunduar në tribunë, ndërsa po shtyn për t’u larguar që në janar, ndonëse kontrata me “Djajtë e Kuq” i përfundon vetëm verën e ardhshme.

Matic është një futbollist me mjaft eksperiencë dhe me një fizik të konsiderueshëm, që mund të shtonte forcën dhe cilësinë e kuqezinjve në qendër, por problem mbetet paga e serbit, që nuk ka ndërmend të ulë pretendimet.

Për më tepër, për të transferuar mesfushorin serb, duhet mposhtur edhe konkurrenca e Interit, që e sheh si një alternativë “low-cost” për ta vënë në shërbim të Antonio Contes janar.