Në pritje të Barcelonës, Aubameyang e refuzon vazhdimin e kontratës me Arsenalin

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka rinovuar ende kontratën me Arsenalin, sepse është duke e pritur Barcelonën të trokasë në derë për të.

Sulmuesi i Gabonit, kontrata e të cilit me Arsenalin mbaron më 2021, është i vetëdijshëm se gjiganti katalonas është i interesuar për të, prandaj edhe nuk po mund të vendosë për të vazhduar me klubin londinez.

Sipas mediave angleze, Arsenali është duke kërkuar që prej fillimit të vitit t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës së Aubameyang.

Problemi është se sulmuesi është duke e pritur Barcelonën ta shfaqë zyrtarisht interesimin për të.

Po ashtu, Aubameyang dëshiron ta shohë nëse Arsenali do t’ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.