Në prag të rikthimit, Hazardi pëson tjetër lëndim

Eden Hazardi ishte shumë afër shërimit nga lëndimi, por ka pësuar një tjetër lëndim, shkruajnë mediat spanjolle. Spanjollët shkruajnë se ai ka ndier sërish pengesë në vendin ku ishte i lënduar.

30-vjeçari ka pasur një numër të madh të lëndimeve qëkur u transferua te Real Madridi nga Chelsea në vitin 2019-të për 88 milionë funte.

Hazardi mungoi në pesë ndeshjet e fundit të Realit për shkak të lëndimit në muskul, ndërsa madrilenët kishin shpresën se ai do të mungonte katër deri në gjashtë javë.

Ai pritet të mungojë më 16 mars në ndeshjen kthyese të Real Madridit kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e kishte në formacion fare belgun në 16 ndeshje në La Liga.

Hazardi madje nuk e ka kompletuar një ndeshje me Real Madridin që prej nëntorit të vitit 2019.