Në prag të ndeshjeve të shtatorit, përveç lëndimeve Kosova ka probleme edhe me portierët

Kosova në fillim të muajit shtator do t’i luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme, pothuajse përcaktuese.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë probleme me lëndimet, ndërsa kësaj i shtohen edhe problemet me portierë.

Kapiteni Samir Ujkani ka muaj që nuk e ka bërë asnjë paraqitje, ndërsa aktualisht është pa skuadër.

Formë jo të mirë po kalon edhe Aro Muric, i cili ka mbetur në bankë tek klubi i ri Nottingham Forest.

Ai e nisi kampionatin me disa gafa të rënda duke e humbur pozitën e startuesit.

I treti që ishte ftuar së fundmi është Visar Bekaj. Ish portieri i Prishtinës që ka marrëveshje me Hoffenheimin në Gjermani, ende nuk është bashkuar me këtë klub.

Ai ka muaj që nuk e ka ruajtur portën.

Portieri i vetëm që mbron në nivel të lartë dhe ka qenë statues së fundmi është Betim Halimi i Olimpik Donetsk.

Ky i fundit ka qenë në formë në kohën e fundit.

Tashmë pritet të shihet lista për ta parë së kush do të ftohet.