Në Paris, Filarmonia e Kosovës me koncert shënoi 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përcjell sonte Koncertin për paqe, të Filarmonisë së Kosovës në Paris, të dedikuar për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e Kosovës.

Ministrja në rrjetin social ka shkruar: Sonte, arti më së miri përcolli mesazhet humane të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Paraqitje madhështore ashtu si motivet e shënimit të këtij përvjetori solemn!

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në fb:

“Filarmonia e Kosovës, me Koncertin solemn për paqen, në Paris, me prezantim në sallën madhështore “Les Invalides”, në prani të mbi 600 personaliteteve politike e kulturore, shënoi 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e Kosovës.
120 instrumentistë ekzekutuan simfoninë “Meshë për paqen”, të kompozitorit Sir Karl Jenkins, të kompozuar më 1999, i takon shprehjes më të shkëlqyeshme të diplomacisë kulturore të Republikës së Kosovës në botë.
Sonte, arti më së miri përcolli mesazhet humane të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Paraqitje madhështore ashtu si motivet e shënimit të këtij përvjetori solemn!”