F.Gj e cila po trajtohet për COVID-19 në Klinikën e Pulmologjisë ka pësuar djegie të duarve, pasi i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, derisa pacientja po provonte ta rregullonte oksigjenin e saj.
“Jam që 12 ditë e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë dhe vazhdimisht kemi pas mungesë të oksigjenit, bocave të vogla të oksigjenit për pacientët që nuk mund të kryejnë të gjitha shërbimet brenda dhomës ku janë shtrirë. Desha të shkoj për nevoja të mia, duke mos qenë në gjendje pa oksigjen të lëvizim, jam detyruar të blej bocën private dhe në momentin që është dashur ta ndaloj, sistemin e rregullova dhe kam pa që ka eksploduar. Në fakt unë kam mendu që ka qenë rryma, por kishte qenë boca e oksigjenit”, ka treguar ajo për RTK.







