Zgjedhjet Presidenciale

Në mesnatë nis heshtja e zgjedhjeve presidenciale të Maqedonisë së Veriut

24 prilli është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Heshtja fillon sonte në mesnatë, e cila përfundon ditën e votimit në orën 19:00, raporton Alsat-M.

Pavarësisht heshtjes për zgjedhjet presidenciale, fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit do të zhvillohet dhe nuk do të ndërpritet.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë parlamentare do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president – pesë burra dhe dy gra.

Dy nga kandidatët janë shqiptarë.

Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski – ZNAM, Stevço Jakimovski – GROM, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe  Bujar Osmani nga Fronti Evropian.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është se në vend të të dielës do të mbahen të mërkurën, ditë e shpallur nga Qeveria si ditë jopune. Gjithashtu, këto zgjedhje përkojnë me zgjedhjet për deputetë dhe identifikimi i votuesve do të jetë sërish me aparate identifikimi biometrike.