Në mesin e të vdekurve nga aksidenti tragjik në Mramor, nuk ka personel të ambasadës turke

Në aksidentin e ndodhur sonte pas orës 17:00 në fshatin Mramor të Prishtinës, në magjistralen Prishtinë-Gjilan kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa tre të tjera janë lënduar rëndë dhe po trajtohen në QKUK.

Në këtë aksident është përfshirë edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, por e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ajo po trajtohet në QKUK.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se në mesin e të vdekurve nuk është askush nga ambasada turke. /Ballkani.info/