Në Luginën e Preshevës nis edukimi i fëmijëve nga mësuesja me burkë (VIDEO)

Një mësuese me burkë (mbulimi i tërësishëm i fytyrës me përjashtim të syve) ka vendosur t’i mësojë disa fëmijë të moshave 6-9 vjeç. Një veshje e tillë është ndaluar në shumicën e vendeve të BE’së të përdoret në rrugë, në Luginën e Preshevës, një grua e tillë lejohet të mbajë mësim para fëmijëve.

Austria, Danimarka, Franca, Belgjika, Bullgaria, Holanda janë vetëm disa prej vendeve të BE’së që e kanë ndaluar përdorimin e burkas (veshje e kulturës arabe e mbulimit të fytyrës dhe trupit).

Madje, në Gjermani është ndaluar mësueseve të japin mësim nëse kanë veshje të tilla arabe.

Por, në Luginën e Preshevës, e kanë gjetur një mësuese me burkë për t’i mësuar fëmijët.

E njëjta u ka mbajtur ligjërata mësuesve për çështje fetare të besimit islam.

Ngjarja ka ngjallur reagime edhe nga njohësit e religjionit në Kosovë. /Ballkani.info

loading…