Kosova e ka nisur me barazim rrugëtimin për Euro 2020, duke ndarë pikët me Bullgarinë, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe përfundoi 1-1.
Pas dy xhirove në kualifikimet për Euro 2020, Kosova duhet të presë deri në qershor për ndeshjet e radhës.
Më 7 qershor në Podgoricë, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin A, si mysafire e Malit të Zi.
Tre ditë më pas, Kosova udhëton drejt Bullgarisë me të cilën barazoi në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 1-1.
Dy ndeshjet e radhës:
7 qershor: Mali i Zi – Kosova
10 qershor: Bullgaria – Kosova







