Prishtina e nis sot rrugëtimin e saj në Evropa Ligë.
Në fazë preliminare të kualifikimeve do të ndeshen me ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Victoria Stadium”.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë skocezi, Munro.
Ekipi vendas është në top formë pas në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar hiq më pak se 36 gola e ka pësuar vetëm 2 gola.
Kurse Prishtina vjen pas triumfit që pati në finale të Kupës së Kosovës, ku mposhti ekipin e Ballkanit.
Ndeshja e sotme e Prishtinës pritet të transmetohet në RTK.
Konfirmimi tashmë ka ardhur edhe në faqen e tyre zyrtare.








