Në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Ajaxit dhe Real Madridit, akuzat e rënda kundër ekipit të Solarit erdhën nga Holanda.
Sulmi nisi nga “De Telegraaf”, një nga gazetat më të rëndësishme në Holandë, nëse jo më e rëndësishmja.
Real Madridi është vënë në “lupë”, por në veçanti gjyqtari Felix Brych. Gjermani do të drejtojë sfidën e “Bernabéut” sonte në mbrëmje, ndërsa do ta bëjë këtë për herë të shtatë në raport me “Los Blancos”. Në gjashtë herët e tjera të mëparshme, kur i ka gjykuar, kampionët europianë në fuqi kanë fituar gjithmonë.
Për këtë arsye, përkufizimi i gjyqtarit si “lojtari i 12-të” në fushë për Real Madridin, është akuzë e mbështetur nga një listë e gabimeve të gjyqytarëve në Ligën e Kampionëve, duke favorizuar të bardhët. Mes tyre është edhe goli i anuluar i Ajaxit në ndeshjen e parë të këtij raundi të Championsit, falë VAR-it.
“De Telegraaf” thotë se goli i Asensio më pas vendosi ndeshjen, por erdhi pas një faulli ndaj Frenkie De Jong. Edwin van der Sar, portier i kampionit europian, Ajax, në vitin 1995, aktualisht menaxher i ekipit të njohur të Amsterdamit, ngriti dyshime, gjithashtu.
Ish numri 1 i Juventusit foli për një ndeshje të Ligës së Kampionëve të atij viti, në të cilën Ajaxit iu anuluan dy gola të konsideruar të rregullt.







