BBVK

Në gjendje të rënduar emocionale, Gani Gërmia: Të hënën ndoshta dalë prej shtëpisë

Gani Gërmia është njëri nga konkurrentët në Big Brother VIP Kosova 2 që doli si i preferuari i publikut për disa herë me radhë.

Ai është pëlqyer mjaft shumë për lojën e tij, ndërsa ka pasur edhe disa situata të vështira.

I njëjti së fundmi ka eskaluar gjatë një debati që bëri me banorin tjetër, Lumbardh Salihu.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se Visar Dërmaku (emri i vërtetë) ishte në një gjendje të rënduar dhe tejet emocionale, e cila e bëri të dilte jashtë kontrollit.

Në një video tjetër që u shpërnda, ai shihet duke biseduar në oborr me Lumbardhin, ku të pranishëm qenë edhe të tjerët.

“Kesh në mërzia të familjes, duke qarë isha. U çova prej gjumit me të tregu çfarë idioti je, o pis, o njeri pa fytyrë, o njeri pa moral”, u shpreh ai.

Ganiu tutje vazhdoi: “Duke qarë për familjen time kesh deri tani. Të hënën ndoshta dalë prej shtëpisë, o idiot. Ndalu. O njeri i poshtër”.

Pritet të shihet se si do të vijojë tutje dhe nëse me të vërtetë do të largohet nga ky reality shou.