Në gjendje kome nga Covid-19, 71-vjeçari ende se ka marrë vesh që është zgjedhur kryetar bashkie

Është në gjendje kome, 71-vjeçari ende se ka marrë vesh që është zgjedhur kryetar bashkie.

Maguito Vilela u zgjodh kryetar bashkie i Goiânia në zgjedhjet e mbajtura në Brazil të dielën me 52.6% të votave por ende nuk e ka marrë vesh rezultatin pasi që prej 15 nëntorit ndodhet në gjendje kome.

Vilela, 71-vjeçar po trajtohej kundër Covid-19 që prej muajit të kaluar.

Ai shfaqi simptoma të lehta në datë 20 tetor.

Ai u intubua në datë 30 tetor dhe qëndroi në atë gjendje për të paktën 8 ditë dhe më pas u zgjua me vështirësi në frymëmarrje dhe situata e tij shëndetësore u përkeqësua sërish.

Në muajin gusht ai humbi prej Covid-19 edhe dy motrat e tij të cilat ndërruan jetë brenda 10 ditësh.