Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.

Futbolli kosovar pauzoi për dy javë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, dhe vikendi do të sjellë disa ndeshje shumë të zjarrta.

Vëmendja është në ballafaqimin Prishtina – Drita e cila pritet të sjellë një përballje të fortë, gjithmonë duke e pasuar parasysh rivalitetin e madh që kanë këto dy skuadra, shkruan Ballkani.info.

Ngjashëm pritet të jetë edhe në përballjen që luhet në Gjilan ku përballën Gjilani e Llapi dy skuadra këto që luftojnë për dalje në Evropë.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Malishevës e Ballkanit ku Malisheva si skuadër vendase cilësohet si mjaftë e fortë.

Më poshtë gjeni çiftet komplete të javës së 15-të. /Ballkani.info