Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Klinë e Mitrovicë

Këtë fundjavë nis Superliga e Kosovës në Futboll. Pas pushimit gati dy muaj elita e futbollit rikthehet me ndeshjet e stinorit pranveror ku na pret një garë shumë e fortë si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë.

Vëmendja në ndeshjet e javës së 19-të do të jetë në Klinë aty ku Dukagjini e pret Prishtinën. Këto dy skuadra dje u ndeshën edhe në Kupën e Kosovës ku Prishtina triumfoi bindshëm me rezultat 3:1 dhe mbetet të shihet si do të jetë këtë herë.

Joshëse do të jetë edhe në Mitrovicë ku përballen Trepça ’89 e Drita dy skuadra këto me ambicie të kundërta. Trepça ’89 për ekzistencë ndërsa Drita për titull.

Më poshtë mund t‘i gjeni komplet ndeshjet e javës së 19-të.