Rrëfime

Në dyvjetorin e luftës, gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë flasin për tmerrin e përjetuar

Në dyvjetorin e luftës në Ukrainë, gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë kanë folur për tmerrin e përjetuar dy vjet më parë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se gazetarët ukrainas kanë treguar edhe se si u ka ndryshuar jeta.

“Në dyvjetorin e invazionit rus në Ukrainë, gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë flasin për tmerrin e përjetuar dy vjet më parë, si u ka ndryshuar jeta, si dhe kanë një mesazh për kolegët që vazhdojnë të raportojnë nga fronti në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.