Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka treguar se ka bërë disa ndryshime në ekzekutivin e tij, ku ka ndërruar drejtorin e Kulturës.
Ai ka emëruar Abdyl Ymerin, drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Skenderajt në vend të Ramiz Shalës, por nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë riformatim.
Por ajo që bie në sy, është se drejtori i ri dhe ish-drejtori kanë shtrënguar duart bashkë me kryetarin Jashari, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se me drejtorin e ri do të të vazhdojnë të kenë prioritet zhvillimin e politikave rinore, sportit dhe kulturës në komunën tonë.
Postimi i Jasharit:
Sot kam emëruar Abdyl Ymerin Drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Skenderajt.
Me mbi 20 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në nivelin lokal dhe atë qendror, si Deputet i Kuvendit të Kosovës, Zv/Ministër, Drejtor për disa mandate e Nënkryetar në Komunën tonë, Abdyl Ymeri është vlerë e shtuar e qeverisjes sime lokale dhe garanci e suksesit të përbashkët.
Sot dua të falënderoj për angazhimin e deritanishëm Ud. Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shala.
Me Abdyl Ymerin Drejtor, me profesionalizmin dhe përvojen e tij shumë vjeçare do të vazhdojmë të kemi prioritet zhvillimin e politikave rinore, sportit dhe kulturës në komunën tonë.
Urime Drejtor!
Bashkë për Skenderajn tonë!







