“Në 60 sek morëm dy gola në dy korrne, eksperienca më e keqe në futboll”

Gjatë një interviste të dhënë për tabloidin britanik “The Sun”, ish-mesfushori i Inter dhe Bayern Munich, Lothar Matthaus është rikthyer të flasë për atë disfatë në finalen e Champions League të vitit 1999, kur me bavarezët humbi trofeun në frymëmarrjen e fundit kundër Manchester United.

Edhe pse kanë kaluar dekada, ai nuk mund të mësohet me faktin që Unitedi ia rrëmbeu trofeun e çmueshëm Bayernit në sekondat e fundit të finales.

“Vazhdoj të mos e besoj faktin që humbëm atë mbrëmje në Barcelonë. Nuk di vërtetë se si ndodhi. Ishte ndeshja jonë, mbrëmja jonë. Ka qenë eksperienca ime më e keqe në futboll. Po, po, humba finalen e Botërorit në vitin 1986, por e kuptova arsyen: Argjentina ishte më e frotë se Gjermania”, deklaroi Matthaus.

“Gjithsesi, nuk ishte ky rasti në vitin ’99. Për 90 minuta kemi bërë gjithçka në rregull. Vazhdoj të pyes veten se si ndodhi dhe nuk arrij të gjej një përgjigje. Ishim në krye për të gjithë ndeshjen, bëmë edhe punë të pisët e patëm raste, por nuk shënuam dot golin e dytë”, vijon gjermani.

“Dola pas 80 minutash. Neville ka thënë se unë kam puthur kupën në atë moment, por nuk e kujtoj. Thjesht shkova të ulem në pankinë. Çka do të thotë se nuk mund të bëjë më asgjë për të ndalur atë që po ndodhte. Ata shënuan dy herë në dy korrne në 60 minuta”, rikujton legjenda e gjermanëve.

“Njëri gol është i pranueshëm, por jo i dyti. Nuk kishim një dorë mbi trofe, por një e gjysmë. Gjithsesi ky është futbolli, gjithçka është e mundur. Askush i United nuk pyet përse fituam, por e bënë. Për ne është ndryshe, vazhdojmë të pyesim përse humbën, por askush nuk di të përgjigjet”, përfundoi Matthaus.