Në 100 vjetorin e masakrës së Prapashticës, fillon ndërtimi i Memorialit në nderim të të rënëve

Sakëtsisht para 100 viteve ka ndodhur njëra nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e Prapashticës. Më shumë se 1500 qytetarë civil të kësaj ane janë vrarë nga pushtuesi serb.

Në 100 vjetorin e kësaj masakre çnjerëzore, sot ka filluar ndërtimi i Memorialit në nderim të martirëve.

Asambleistja e Kuvendit të Prishtinës që vije nga Prapashtica, Fiknete Bejta ka thënë se ndihet krenare që ka filluar ndërtimi i këtij memoriali.

“Saktesisht sot 100 vite me parë ndodhi njera nga masakrat më çnjerezore në anën e Gollakut njeherit edhe masakra më e madhe në Kosovë .
Më saktesisht me 11 janar 1921 në Prapashticë u masakruan 1570 qytetarë civil të kësaj ane, një mizori e tmerrshme e pashembullt ndonjeherë e bërë nga pushtuesi serb.
E saktesisht 100 vite pas kesaj masakre të tmerrshme, jam krenare sot që unë si pasardhëse e 47 antarëve të familjes së masakruar në mizori , munda qe bashke me qytetaret e Prapshtices, si dhe me koleget e mi ne Komunen e Prishtines, ta bejme te mundur gurthemelin e memorialit te viktimave te Prapashtices, te cilet me te drejte jane deshmorë dhe heronje te vertete te vendit tone.
Falenderoj te gjithe ata qe punuan dhe qe na ndihmuan ne realizimin e ketij projekti shume te rendesishem, i cili do te sherbeje si memorie historike per breza e breza te tere te Prapashticës e Gollakut.
Ne sot jemi krenare qe ja dolem te bejme te kaluaren te mos harrohet kurre.
Lavdi viktimave te Prapashtices tone e të Gollakut, te cilet do ti kujtojme perhere” shkruan Bejta në njoftim.